Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESHBA-ja do të dërgojë 31 tanke “Abrams” në Ukrainë

SHBA-ja do të dërgojë 31 tanke “Abrams” në Ukrainë

SHBA-ja do të dërgojnë 31 tanke luftarake “M1 Abrams” në Ukrainë, deklaroi sot presidenti amerikan, Joe Biden, disa orë pasi Gjermania konfirmoi se do të dorëzonte tanket e saj “Leopard 2” në Kiev. Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, Biden i quajti tanket “Abrams” më të aftët në botë. Ai tha se SHBA-ja do t’i sigurojë Ukrainës pjesë dhe pajisje ushtarake, përveç trajnimit. Presidenti Biden vlerësoi njoftimin e mëparshëm të kancelarit gjerman, Olaf Scholz se 14 tanke “Leopard” do t’i dorëzoheshin Ukrainës. “Gjermania ka qenë një zë i fortë për unitet midis aleatëve të Ukrainës”, tha Biden. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments