Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, konfirmoi se është vendosur një “kornizë” për marrëveshjen me Kinën, duke hapur rrugën për një zgjidhje pas disa muajsh tensioni.
Presidenti Donald Trump gjithashtu e përforcoi këtë sinjal në rrjetin e tij social “Truth Social”.
“ËShtë arritur një marrëveshje për një kompani që të rinjtë në vendin tonë donin shumë ta shpëtonin. Ata do të jenë shumë të lumtur!”, shkroi ai, duke aluduar hapur për TikTok-un.
Trump njoftoi se do të zhvillojë të premten një bisedë direkte me presidentin kinez Xi Jinping, gjatë së cilës pritet të finalizohet kjo marrëveshje.
Mosmarrëveshjet mes Uashingtonit dhe Pekinit mbi aplikacionin, pronë e kompanisë kineze “ByteDance”, kanë qenë të gjata dhe me ndërlikime..
SHBA –ja shprehet e shqetësuar se TikTok mund të përdoret nga qeveria kineze për mbledhjen e të dhënave të përdoruesve amerikanë ose për të ndikuar në opinionin publik. TikTok ka mohuar vazhdimisht këto akuza.