Administrata e Washington-it njoftohet se ka kërkuar nga Irani që t’i japë fund shitjeve për pjesët rezervë si dhe mjeteve ajrore pa pilot (dronëve) kamikazë në Rusi për të cilët thuhet se Moska i ka përdorur në luftën në Ukrainë. Financel Times, në lajmin e saj të cilin e bazon në burime që nuk i deklaron, thotë se në bisedimet indirekte mes palëve për uljen e tensionit mes SHBA-së dhe Iranit si dhe vendosjen nën kontroll të programit bërthamor të Iranit, Washingtoni i ka kërkuar Teheranit që t’i japë fund shitjeve të dronëve kamikazë në Rusisë si dhe për pjesët rezervë të dronëve. Po ashtu bëhet e ditur se administrata e SHBA-së e ka sjellë çështjen e në rendin e ditës në bisedimet indirekte të mbajtura këtë vit me Iranin në Katar dhe Oman. Ndër të tjera në lajm shkruhet se administrata e Teheranit i ka kërkuar shumë herë Rusisë që të ndalë përdorimin e dronëve të saj kamikazë në luftën në Ukrainë. Por transmetohet që administrata e SHBA-së ka kërkuar nga Irani që të ndërmarrë hapa më konkretë për këtë çështje. Kërkesa e SHBA-së ndaj Iranit për t‘i dhënë fund shitjes së dronëve kamikazë dhe pjesëve të dronëve në Rusisë, transmetohet se është zhvilluar bashkë me negociatat për marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve javën e kaluar që rezultoi me transferimin nga burgu në arrest shtëpiak për katër shtetasit iraniano-amerikan nga ana e Teheranit. Washington-i dhe Teherani po përpiqen të ulin tensionin mes tyre dhe të rigjallërojnë negociata më të gjera lidhur me programin bërthamor të Iranit, theksohet në lajmin ku paraqitet edhe deklarata e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, se do të mirëpresin çdo hap që Irani do të ndërmarrë për të ulur “tensionin bërthamor në rritje”. Ukrainës vazhdimisht alarmon se Rusia përdor në luftë dronët kamikazë që ka blerë nga Irani, ndërsa administrata e Iranit mohon lajmet se dronët kamikazë janë përdorur nga Rusia në luftën në Ukrainë. ATSH