Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE SHBA fut kreun e Al-Kaedës në Siri në listën e terroristëve

 SHBA fut kreun e Al-Kaedës në Siri në listën e terroristëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë klasifikuar kreun e organizatës terroriste Hurras al-Din (HaD), i njohur gjithashtu si al-Kaeda në Siri, si një “terrorist global”, njoftoi sot sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Blinken tha se Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) do të klasifikojë shtetasin jordanez, Sami Mahmud Mohammed al Uraydi, i njohur gjithashtu si Sami Mahmoud Mohammad Eridi dhe Abu Mahmud al-Shami ,”si një Terrorist Global i Caktuar Posaçërisht” për rolin e tij udhëheqës në Hurras al-Din (HaD). Grupet si Hurras al-Din (HaD) janë përgjegjës për vrasjet, rrëmbimet dhe dhunën ndaj anëtarëve të grupeve të pakicave fetare. Blinken tha të martën se SHBA-ja po ofronte gjithashtu një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për informacionin që lidhet me identifikimin ose vendndodhjen e al-Uraydi. Uashingtoni do të sanksionojë gjithashtu të gjitha asetet e al-Uraydi në SHBA. Masa nënkupton që kompanitë dhe shtetasit amerikanë nuk lejohen të bëjnë biznes me të. Në praktikë, këto sanksione do të vështirësojnë edhe transaksionet financiare ndërkombëtare për al-Uraydi. SHBA-ja e cilësoi Hurras al-Din si organizatë terroriste në vitin 2019. Bashkimi Evropian shtoi Hurras al-Din në listën e terroristëve në maj 2022, duke thënë se grupi i lidhur me Al-Kaeda me qendër në Siri ka qenë i përfshirë në planifikimin e operacioneve të jashtme terroriste.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments