Amerika po pret me padurim rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve afatmesme, pasi presidenti Joe Biden ia doli të kufizonte dëmin në Dhomën e Përfaqësuesve, pa qenë në gjendje të sigurojë për momentin që të ruajë edhe kontrollin e Senatit. Udhëheqësi 79-vjeçar demokrat arriti të frenonte “valën gjigante” të premtuar nga republikanët gjatë këtyre zgjedhjeve, tradicionalisht të rrezikshme për pushtetin. Republikanët sigurisht që duken ende favoritë për të fituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, por me një fitore shumë më të ngushtë nga sa lakmuan. Nëse vërtetohen parashikimet aktuale, kjo do të jetë performanca më e mirë e një presidenti në këtë lloj zgjedhjesh, për 20 vitet e fundit. Në Senat, kampi i Joe Biden rrëmbeu vendin më të kontestuar në këto zgjedhje nga republikanët në Pensilvani. Përbërja përfundimtare e tij varet nga Arizona dhe Nevada, ku numërimi i votave mund të zgjasë ende disa ditë, dhe Xhorxhia, ku balotazhi është planifikuar për më 6 dhjetor. Rezultatet paraprake për Senat janë 49-48 në favor të republikanëve, ndërkohë që edhe Dhoma e Përfaqësuesve kryesohet prej tyre me rezultatin 209-191.https://ata.gov.al/2022/11/10/fokus-shba-e-varur-nga-balanca-e-kongresit/