SHBA-ja ka njoftuar se do të dërgojë armë të diskutueshme në Ukrainë si pjesë e më shumë se një miliard dollarëve në ndihmë ushtarake dhe humanitare, shkruan BBC. Rusia ka dënuar vendimin e pajisjes me tanket amerikane ”Abrams” me predha mjaft të forta për të shpuar armaturën konvencionale të tankeve. Ato janë bërë me uranium të varfëruar, uranium natyral i zhveshur nga pjesa më e madhe e materialit radioaktiv. Një video e pakonfirmuar tregoi atë që dukej të ishte një shpërthim në qendër të Rostovit, ku, sipas guvernatorit Vasily Golubev, një person u plagos lehtë dhe disa makina u dëmtuan. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin tha se një dron që synonte qytetin Ramenskoye gjithashtu u rrëzua dhe nuk u raportua për dëme.