Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESHBA dhe Shqipëria në stërvitjen ushtarake Saber Junction 22

SHBA dhe Shqipëria në stërvitjen ushtarake Saber Junction 22

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë midis pjesëmarrësve të mbledhur në Gjermani për stërvitjen ushtarake vjetore Saber Junction 22, njoftoi sot Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Kjo stërvitje forcon aftësitë e partnerëve dhe ndërton ndërveprimin dhe bashkëpunimin midis aleatëve dhe partnerëve të NATO-s. Stërvitja gjithashtu i mundëson Shteteve të Bashkuara të vendosin në dispozicion pajisjet më moderne për të gjitha misionet, bën të ditur ambasada e SHBA, e cila ka shpërndarë edhe një video nga kjo stërvitje. Në këtë stërvitje morën pjesë 4500 pjesëmarrës nga SHBA dhe vendet aleate e partnere .https://ata.gov.al/2022/10/07/shba-dhe-shqiperia-mes-vendeve-ne-stervitjen-ushtarake-saber-junction-22-ne-gjermani/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments