Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARESHBA dërgon përforcime në bazat e saj në Siri

SHBA dërgon përforcime në bazat e saj në Siri

Ushtria e SHBA-së dërgoi një kolonë përforcuese e përbërë nga rreth 50 automjete në bazat e saj në provincën Deir ez-Zor, provincë e cila është e pushtuar nga organizata terroriste PKK/YPG në Siri. Sipas informacionit që Anadolu ka siguruar nga burimet lokale, kolona e forcave amerikane ka bërë dje hyrje në Hasakah nga pika kufitare Al Waleed mes Irakut dhe Sirisë. Kolona e përbërë nga rreth 50 automjete mbërriti në bazat amerikane në fushat e naftës Koniko dhe Al-Omar që gjenden në zonat e pushtuar nga organizata terroriste PKK/YPG në pjesën rurale të Deir ez-Zor. Automjete të armatosura mbrojtën autokolonën. Në autokolonë kishte automjete të blinduara, cisterna karburanti dhe shumë automjete të mbushura me municione. Ushtria e SHBA-së kishte dërguar përforcime në bazat dhe pikat në vendbanimet Rmelan, Sheddadi dhe Tell Beyder në Hasakah të pushtuara nga organizata terroriste PKK/YPG edhe më 6, 8, 22, 25 janar, 19, 20 qershor dhe 11 korrik. Prania e SHBA-së në Siri Me fillimin e Operacionit “Burimi i Paqes” nga Türkiye në tetor 2019, SHBA-ja teksa evakuonte bazat e saj në zonën e operacionit i dha përparësi vendosjes rreth fushave të naftës. Duke vazhduar mbështetjen e tyre për organizatën terroriste PKK/YPG, forcat amerikane janë aktualisht të pranishme në shumë baza dhe pika ushtarake në rajonet e pushtuara nga organizata terroriste në provincat Hasakah, Raqqa dhe Deir ez-Zor në Siri. Washingtoni po dërgon vazhdimisht përforcime në bazat dhe pikat ushtarake të vendosura në fushat e naftës të pushtuara nga terroristët e PKK/YPG. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ