Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARE SHBA dërgon dy B-1B për manovra ushtarake në Korenë e Jugut

 SHBA dërgon dy B-1B për manovra ushtarake në Korenë e Jugut

Pas testimit nga Koreja e Veriut të një rakete balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të ngurtë, SHBA ka dërguar dy bombardues me rreze të gjatë veprimi, tip B-1B, për manovrat ushtarake të forcave ajrore në lindje të ishullit të Koresë së Jugut të Jejut, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë koreano-jugore. Komanda e lartë e ushtrisë publikoi foto të stërvitjes duke sqaruar deklaratat e mëparshme se një bombardues B-1B ishte përfshirë. Pjesë e trajnimit ishin edhe avionë luftarakë nga tre vende të tjera. Thuhet se kjo ishte hera e 13-të këtë vit që SHBA dërgon bombardues konvencional supersonikë B-1B në gadishullin korean. Raketa balistike ndërkontinentale që Koreja e Veriut testoi të hënën, fluturoi më shumë se 1 000 kilometra përpara se të rrëzohej në detin midis gadishullit Korean dhe Japonisë. Sundimtari i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha se testi do të shërbente si një paralajmërim për SHBA dhe aleatët e saj. ”Nisja e ‘Hwasong-18’ të hënën dërgoi një sinjal të qartë për forcat armiqësore”, tha Kim, i cili mbikëqyri lëshimin e raketës me një rreze që lejon teorikisht të godasë kudo në SHBA. Në varësi të dizajnit të tyre, raketat mund të pajisen me një kokë bërthamore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ