Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAShampanja, 13 000 euro ”pret” vendimin e gjykatës!

Shampanja, 13 000 euro ”pret” vendimin e gjykatës!

Një mosmarrëveshje mbi një shishe shampanjë është aktualisht para një gjykate në qytetin gjerman të Dyseldorfit, me një restorant që kërkon pagesën prej 13 000 eurosh (14 250 dollarë) dhe me klientin që këmbëngul se ajo vlen sa një e dhjeta e çmimit. Një burrë nga Neusi, pranë Dyseldorfit, porositi shampanjën për veten dhe mysafirët e tij, në një restorant në Frankfurt para një viti, sipas dokumenteve të gjykatës. Kamerieri ofroi një shishe prej gjashtë litrash, e njohur si ”Methuselah – Roederer Cristal” me çmimin 13 000 euro, të cilën pritësi e pranoi me entuziazëm, sipas restorantit. Pritësi e hapi vetë shishen, duke përdorur një thikë dhe e konsumoi së bashku me të ftuarit e tij. Kur erdhi momenti për të paguar faturën, ai këmbënguli se shishja ishte ofruar në çmimin 1 300 euro dhe refuzoi të paguante më shumë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments