“Shake Spirit”: Akrobaci dhe performanca të mahnitshme

0
1

 Performanca akrobatike, ekuilibri, numra xhonglimi dhe kërcime janë pjesë e shfaqjes “Shake Spirit” nga trupa e Cirkut Kombëtar, e cila dhuroi këtë fundjavë emocione për publikun e vogël dhe prindërit e tyre. Cirku Kombëtar me një histori dhe traditë  të gjatë e të suksesshme vijon të përçojë ende magjinë e tij edhe tek brezat e rinj, kjo vërehet tek interesi i lartë i artistëve të rinj për t’u bërë pjesë e skenës të tij.