Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALESezoni veror, asfaltohet aksi rrugor Palasë-Dhërmi

Sezoni veror, asfaltohet aksi rrugor Palasë-Dhërmi

Rruga Palasë-Dhërmi me gjatësi 4.5 km, pjesë e aksit Orikum-Himarë, një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit është drejt përfundimit. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se ka përfunduar asfaltimi i rrugës Palasë-Dhërmi, ndërsa janë drejt përfundimit punimet e sinjalistikës dhe sigurisë. “Vijon puna pa ndërprerje në aksin Palasë-Dhërmi, ku punimet janë drejtë përfundimit. Kanë përfunduar punimet e shtresave asfaltike të aksit kryesor Palasë-Dhërmi me gjatësi 4.5 km. Jane drejtë përfundimit punimet e sinjalistikës vertikale, horizontale si dhe të sigurisë rrugore”, bën të ditur ARRSH. Akset e reja Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi verën e shkuar u hapën përkohësisht, për të lehtësuar qarkullimin, për shkak të flukseve të larta të lëvizjes së automjeteve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments