Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVASerbia nuk mund ta pengojë asnjëherë integrimin e Kosovës në BE

Serbia nuk mund ta pengojë asnjëherë integrimin e Kosovës në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Kosova do të bëhet anëtare kuptimplote në Bashkimin Evropian, ndërsa Serbia nuk do të mund ta pengojë asnjëherë këtë. Kështu ka deklaruar kryeministri Kurti në rrjetin social Facebook, ku flet për kërkesën e Kosovës për aplikim në BE dhe procesin integrues. “Javën që shkoi, dorëzova kërkesën zyrtare të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ndërsa sot, ambasadorët e shteteve anëtare në COREPER II miratuan tekstin konsensual për vendimin e Këshillit të BE-së për liberalizim të vizave për Kosovën. Procesi që filloi me dorëzimin e aplikimit zyrtar më 15 dhjetor në Pragë, në kuadër të Presidencës Çeke, do të vazhdojë me punën tonë dhe bashkëpunimin me partnerët e miqtë tanë”, ka deklaruar Kurti. Një falënderim i veçantë, sipas kryeministrit kosovar, shkon për të gjithë zyrtarët shtetërorë që ndihmuan në përgatitjen e këtij procesi dhe për zbatimin e reformave paraprake mbi të cilat, siç thotë Kurti, e dëshmuam progresin politik, ekonomik e juridik të Kosovës. “I falënderoj të gjithë ata zyrtarë ndërkombëtarë që reaguan në mbështetje të aplikimit tonë dhe që po vazhdojnë të na mbështesin në këtë rrugëtim”, deklaroi Kurti. Presidenti dhe Qeveria e Serbisë, sipas tij, mbeten të vetmuar në kundërshtimin e aplikimit zyrtar të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE. “Duke i dërguar letra shteteve anëtare të BE-së, që t’i nxisin për të kundërshtuar aplikimin tonë për anëtarësim në BE, Vuçiqi po e shkel hapur dhe egërsisht marrëveshjen e tij të dashur të vitit 2013 (Marrëveshja Thaçi-Daçiq, 19 prill 2013), e cila në pikën 14 parashihte heqjen dorë nga kundërshtimi dhe pengimi i anëtarësimit të Kosovës në BE. Për mua e vetmja pikë me vlerë në atë marrëveshje është pika 14, sepse vetëm ajo siguron të ardhme demokratike, liberale e paqedashëse për të dyja shtetet në BE. Pikërisht për shkak të përmbajtjes së tillë, Serbia po e shkel kaq hapur një obligim të tillë”, ka shkruar Kurti.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=626489

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments