Ligjvënësit serbë miratuan një ligj të veçantë që hap rrugën për një projekt të propozuar të pasurive të paluajtshme, i financuar nga një kompani investimesh e lidhur me dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner, pavarësisht kundërshtimeve të gjerë publike dhe pengesave ligjore, sipas AP.

Vitin e kaluar, qeveria serbe vitin e kaluar e hoqi kompleksin nga “statusi i mbrojtur” dhe nënshkroi një marrëveshje qiraje 99-vjt me “Affinity Global Development”, një kompani me qendër në SHBA e lidhur me Kushner. Por projekti ngeci pasi prokurorët e krimit të organizuar në Serbi nisën një hetim për të zbuluar nëse dokumentet e përdorura për heqjen e statusit mbrojtës ishin falsifikuar.

Ndërsa qeveria populiste pro-Trump e presidentit Aleksandar Vuçiç thotë se projekti do të forcojë ekonominë dhe marrëdhëniet me administratën aktuale amerikane, plani ka hasur kundërshtime të forta nga ekspertët për shkak të rëndësisë arkitekturore të ndërtesës dhe sepse shihet si simbol i rezistencës ndaj bombardimeve të udhëhequra nga NATO, të cilat në vend konsiderohen një “agresion” i padrejtë.

Ligji i veçantë, i njohur si “Lex Specialis”, i lejon autoritetet të vijojnë punimet në vend, duke përfshirë shembjen e asaj që ka mbetur nga dy ndërtesat e mëdha, të cilat konsiderohen shembuj kryesorë të arkitekturës së mesit të shekullit XX në ish-Jugosllavi.

Ligji nuk përmend kompaninë investuese “Affinity Partners” të Kushner-it ose detaje për ndonjë projekt të ardhshëm zhvillimi