Saturday, October 26, 2024
HomeSOCIALESHENDETESI Sëmundjet që shkaktohen drejtpërdrejt nga smogu

 Sëmundjet që shkaktohen drejtpërdrejt nga smogu

Vitet e fundit, shkenca ka bërë përparime të mëdha për të kuptuar se si ndotja në qytetet tona është e lidhur me problemet tona shëndetësore. Ajri që thithim shpesh përmban toksina ose ndotës që shkaktojnë sëmundje, shpesh ato serioze.

OBSH vlerëson se të paktën 7 milionë vdekje të parakohshme shkaktohen kryesisht nga ndotja e ajrit, veçanërisht në vendet urbane. Konkretisht, studiuesit drejtojnë gishtin kryesisht nga grimcat e imëta PM 2.5, grimca mikroskopike të pranishme në ajër dhe shumë të dëmshme.

Sëmundje kardiovaskulare- Një studim i vitit 2020, i titulluar ‘Stresi oksidativ në hulumtimin e ndotjes së ajrit’, llogariti se rreth gjysma e të gjitha vdekjeve që mund të lidhen me ekspozimin ndaj niveleve të larta të PM 2.5, të ashtuquajturat grimca të imta, janë vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare. Ekspozimi i zgjatur ndaj këtij lloji të ndotjes, rrit gjasat për sulme në zemër dhe goditje në tru.

Kanceri dhe tumori- Problemet e ndotjes nuk shkaktojnë vetëm raste të kancerit të mushkërive, siç besohet shpesh. Në fakt, në një studim të titulluar ‘Rreziku i vdekshmërisë nga kanceri nga ekspozimi afatgjatë ndaj grimcave të imta të ambientit’, shpjegohet se sa të shpeshta, të shkaktuara nga smogu, janë edhe kanceret e gjirit, fytit, stomakut dhe mëlçisë. Për më tepër, një studim i kryer nga Instituti Kombëtar i Kancerit në Milano, lidhi incidencën e grimcave të imëta tek gratë që tashmë vuajnë nga kanceri i gjirit dhe identifikoi një rrezik në rritje të vdekjes midis 72% dhe 82% në pacientët e ekspozuar ndaj përqendrimeve të mëdha të PM 2.5

Shendeti mendor- Një studim i përbashkët midis universiteteve të Oksfordit dhe Pekinit në vitin 2023 tregoi se si ekspozimi i zgjatur ndaj smogut, duke përfshirë PM 2.5 dhe dioksidin e azotit, mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të depresionit dhe ankthit. Sikur të mos mjaftonte kjo, janë demonstruar edhe lidhje të ngushta midis ekspozimit të zgjatur ndaj smogut dhe fillimit të demencës.

Sëmundjet e frymëmarrjes- Sistemi i frymëmarrjes është një nga më të prekurit nga nivelet e larta të smogut në ajër. Në fakt, mund të variojë nga probleme jo aq serioze si kolla dhe gulçimi, deri te sëmundje vërtet të tmerrshme si kanceri i mushkërive dhe Sëmundja Kronike Obstruktive e Mushkërive (COPD).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments