Gomez, 33 vjeç, dhe Blanco, 37 vjeç, u fejuan në dhjetor 2024 pas një viti lidhjeje, pas bashkëpunimeve të mëparshme muzikore.
Ata publikuan albumin ”I said I love you first” në mars, i cili tregon për historinë e tyre të dashurisë.
Më parë ata kishin publikuar hite si “Same old love” dhe “Kill Em with kindness” në 2015, dhe këngën “I can’t get enough” në 2019 me Tainy dhe J Balvin.
Gomez u bë e njohur për rolin e saj në serialin e Disney Channel “Wizards of waverly place” para fillimit të karrierës muzikore në fillim të viteve 2000, dhe së fundmi luajti në filmin “Emilia Perez” si Jessica Del Monte.
Blanco publikoi albumin e tij të vetëm solo “Friends keep secrets” në 2018 dhe ka prodhuar këngë për artistë si Katy Perry, Britney Spears dhe Kesha