Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISektori bankar, i mirëkapitalizuar

Sektori bankar, i mirëkapitalizuar

Stres-testet e radhës të kryera nga Banka e Shqipërisë kanë treguar që sektori bankar mbetet i kapitalizuar mirë ndaj goditjeve makroekonomike, por banka të veçanta mund të kenë nevojë për injektim kapitali deri në vitin 2024. “Ushtrimet e provës së rezistencës apo stres-testet kanë qëllim të vlerësojnë rezistencën e sektorit bankar ndaj goditjeve nga ekonomia reale. Prova e rezistencës për mjaftueshmërinë e kapitalit tregon shkallën e rezistencës së bankave individuale në terma të kapitalit dhe synon të evidentojë aftësinë e tij në përballimin e goditjeve të supozuara mbi rritjen ekonomike, kredinë, kursin e këmbimit dhe nivelet e normave të interesit. Ushtrimi përmban tre skenarë, atë bazë, të moderuar dhe të rënduar, ndërsa periudha e ushtrimit përfshin tre vitet në vazhdim”, thekson BSH-ja. Sipas BSH-së, në skenarin bazë, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit (RMK) të sektorit bankar shënon 19.1% në fund të vitit 2022, ndërkohë që zbret në 18% në fund të vitit 2023. Skenari bazë supozon një normë rritjeje ekonomike pozitive për periudhën ushtrimore, me rreth 4%. Në këtë skenar, rritja ekonomike shoqërohet me një rritje të ndjeshme të kreditimit dhe një përmirësim të cilësisë së portofolit të kredisë. Në skenarin e moderuar, RMK-ja për sektorin bankar ulet lehtësisht në nivelin prej 18.5% në fund të vitit 2022. Ndërsa në skenarin e rënduar, sektori bankar mbetet i kapitalizuar për vitin 2022 dhe 2023, me një RMK prej përkatësisht 17.8% dhe 14.7%.http://ata.gov.al/2022/10/11/sektori-bankar-i-mirekapitalizuar-ndaj-goditjeve-makroekonomike/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments