Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISejko: Politika monetare do të jetë në varësi të ecurisë së inflacionit

Sejko: Politika monetare do të jetë në varësi të ecurisë së inflacionit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh se, vendimmarrja e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, do të vazhdojë të jetë e bazuar në të dhënat e disa treguesve ekonomikë. I pyetur sot nga gazetarët gjatë konferencës për mediet, se kur pritet të nisë lehtësimi i politikës monetare duke marrë parasysh faktin që inflacioni gjatë muajit shkurt shënoi 2.6 % një nivel që është nën objektivin e Bankës së Shqipërisë prej 3%, Sejko tha se, “Banka e Shqipërisë në varësi të të dhënave që do të ketë mbi inflacionin, do të reagojë me qëndrimin saj të politikës monetare”. Sipas tij, norma mesatare e inflacionit gjatë dy muajve të parë të 2024, ka qenë në nivelin 3.4% në janar dhe 2.6% në shkurt.

Por, nëse inflacioni do të vazhdojë të bjerë, ka implikime të tjera. “Po t’i referohemi periudhave të mëparshme, situata është krejt e ndryshme; megjithatë një situatë me inflacion të lartë sikurse dhe një situatë me inflacion të ulët do të ishte problematike sikundër kemi parë në dekadën e kaluar. Por nuk parashikojmë të jemi në atë situatë. Parashikimi është të jemi rreth objektivit tonë të inflacionit gjatë vitit aktual. Për momentin ne nuk parashikojmë ose nuk mendojmë se do të fillojmë me një lehtësim të politikës monetare; gjithmonë në varësi të shifrave pasi ka të papritura pavarësisht parashikimeve”, tha Sejko. Siç e theksova, vijoi Guvernatori, shifrat e fundit të inflacionit janë përtej pritshmërive, janë më mirë sesa i parashikonim. Nëse do të kemi shifra më të ulta inflacioni, natyrisht që do të reagojmë. “Qëndrimi i politikës monetare do të jetë në varësi të ecurisë së inflacionit dhe të parametrave të tjerë makroekonomikë në vend si PBB, punësimi, etj”, u shpreh ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments