Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë në kursin e këmbimit valutor, pavarësisht rënies së euros në vendin tonë. Guvernatori i BSH-së, Gent Sejko, tha se, “nuk kemi asnjë arsye për të ndërhyrë. Kemi monitoruar në mënyrë të vazhdueshme tregun dhe kemi vënë re që sjellja e tregut ka reflektuar kursin e këmbimit në mënyrë normale, nuk kemi sjellje spekulative ose faktorë psikologjikë, të cilat të ndikojnë në kursin e këmbimit. Nuk kemi arsye për të ndërhyrë, por duhet bashkëpunuar me eksportuesit dhe ato industri që preken nga ndryshimi i kursit të këmbimit”. Sipas guvernatorit, rritja e shpejtë e punësimit dhe e pagave, po japin sinjale inkurajuese për qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike në të ardhmen. “Inflacioni i lartë dhe mbi objektivin e bankës qëndrore është i dëmshëm për familjet dhe bizneset, pasi gërryen fuqinë blerëse të të ardhurave të tyre dhe vështirëson planifikimin e konsumit dhe investimeve në të ardhmen”, u shpreh guvernatori. Banka Qëndrore parashikon se, ritmi i rritjes ekonomike në vend pritet të vijë në ngadalësim të lehtë gjatë vitit 2023, por do të mbetet në territor pozitiv. Gjatë kësaj kohe inflacioni do të shënojë rënie graduale për t’u kthyer në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024. atsh
Sejko: Nuk do të ndërhyjmë për kursin e Euros
RELATED ARTICLES