Projekti ka për qëllim të forcojë sektorin kulturor dhe kreativ në Zonën e Adriatikut të Jugut, duke adresuar sfidat e ndërlidhjes të kulturës me sipërmarrjen dhe ekonominë kreative. Në fokus të ndërhyrjes janë mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, trajnimi profesional, zhvillimi i modeleve të reja të qeverisjes kulturore dhe ndërtimi i rrjeteve të qëndrueshme profesionale dhe institucionale.
Në Qendrën “Sotir Kolea” ku u zhvillua takimi, ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve partnere, profesionistë të fushës së kulturës, aktorë lokalë dhe përfaqësuestë grupeve të interesit nga Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi.
Me këtë aktivitet nis zyrtarisht bashkëpunimi ndërinstitucional midis partnerëve, të cilët prezantuan objektivat, strukturën e ndërhyrjes, planin i punës dhe paketën e aktiviteteve të SEEDS.
Projekti SEEDS zbatohet nga: MTKS që është lider projekti, Teatri Kombëtar, Teatri Publik i Puglias, Federata Malazeze e Punëdhënësve dhe Komuna Agnone ne Itali.
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit riafirmoi angazhimin e saj për të mbështetur industrinë kulturore dhe kreative si një sektor kyç i zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit rajonal.





