-Në një operacion të përbashkët, dy organizata gjermane të ndihmës kanë shpëtuar 90 migrantë me varka, në Detin Mesdhe. Sipas njoftimit të organizatës joqeveritare (OJQ), “Sea-Eye” me seli në Regensburg, 63 personat, nga shpëtimi i parë, kishin qenë në lëvizje për një ditë e gjysmë në një gomone të papërshtatshme për lundrim. Ekuipazhet e “Sea-Eye 4” dhe “Rise Above” të organizatës “Mission Lifeline” me seli në Dresden u përfshinë në operacion të premten në mbrëmje. Sipas raportit, 12 të mitur të pashoqëruar ishin në mesin e të shpëtuarve, të cilët të gjithë u morën në bordin e “Sea-Eye 4”. Ekuipazhi i “Rise Above” shpëtoi sot 27 sirianë gjatë një misioni tjetër. Vullnetarët e organizatave, të cilat mbështeten në donacione për financimin e tyre, arritën në zonën e veprimit, në brigjet e Tunizisë dhe Libisë, disa ditë më parë. Migrantët zakonisht nisen nga Afrika e Veriut me varka të papërshtatshme për të arritur në BE, përmes detit.https://ata.gov.al/2022/12/17/gjermani-sea-eye-4-shpeton-90-migrante-ne-mesdhe/
“Sea-Eye 4” shpëton 90 migrantë në Mesdhe
RELATED ARTICLES