Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISë shpejti, varka turistike në Liqenin e Shkodrës

Së shpejti, varka turistike në Liqenin e Shkodrës

Shiroka pritet të jetë një nga tre molet në Liqenin e Shkodrës, ndërsa dy të tjerët në Zogaj dhe në Shkodër. Me 3 stacione lundrimi, bashkia e Shkodrës tashmë do të vendosë në përdorim varka turistike për të gjithë ata që dëshirojnë të lundrojnë në liqen, për të kundruar nga uji pamjen fantastike që ofrojnë brigjet. Molet janë me të gjitha parametrat në funksion të lundrimit në natyrën e bekuar në zonën liqenore, që shihet edhe si një perspektivë e re turistike mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Molet turistike “Almonit” në liqenin e Shkodrës krijojnë infrastrukturën e nevojshme për lundrimin turistik në liqen midis Shkodrës – Shirokës – Zogajt dhe Vir Pazarit. Ky projekt financuar nga Bashkimi Evropian, përmes Programit IPA Adriatik CBC Itali – Mali i Zi – Shqipëri zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments