Mes aktiviteteve të shumta kulturore të planifikuara për këtë sezon veror në qytetin e Shkodrës, është edhe edicioni i 7-të i festivalit “Ekrani i Artit”. “Ka shumë për të zbuluar nga ky edicion”, thuhet në faqen online të “Ekranit të Artit”, ku do të mund të shohim krijimet e fundit të emrave të njohur si Anri Sala, Roland Sejko, Driant Zeneli, Alice Rohrwacher, Lek Gjeloshi etj. Në këtë edicion të “Ekranit të Artit” do të shfaqen 45 filma, 3 ekspozita, 4 instalacione, performanca të ndryshme e biseda me të ftuar specialë. Të gjitha këto do të shoqërohen me orë e orë muzikë e vallëzim. “Ekrani i Artit” nis më datën 5 qershor në Shkodër dhe do të vazhdojë deri më 9 qershor. Tema e këtij viti është “Vetmia dhe Shumësia”.