Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURESë shpejti, hapet pas restaurimit Hamami në Durrës

Së shpejti, hapet pas restaurimit Hamami në Durrës

Në Durrës vijon puna për restaurimin e Hamamit, monument i trashëgimisë kulturore i kategorisë I nga programi EU4Culture . Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ndau në rrjetet sociale pamje nga puna për restaurimin e këtij monumenti dhe si do të jetë ai pas ndërhyrjes. Ndërhyrjet përfshijnë restaurimin e sipërfaqeve të brendshme, fasadave dhe instalimeve për interpretim digjital. “Pavarësisht interesit të turistëve për ta vizituar, Hamami i Durrësit ka qëndruar i mbyllur për një kohë të gjatë. Fatmirësisht, ai do të hapet së shpejti për publikun pasi të kenë përfunduar planet e restaurimit dhe rindërtimit, të cilat synojnë ruajtjen e tipareve origjinale”, tha Margariti. Për shekuj me radhë, hamamet kanë qenë pjesë përbërëse e peizazhit urban të shumë qyteteve shqiptare gjatë sundimit osman. Hamami i Durrësit, i ndodhur pranë Torres Veneciane, është pjesë e një grupi monumentesh me rëndësi arkeologjike dhe kulturore përgjatë rrugës historike Egnatia. E ndërtuar në shekullin II para Krishtit, Egnatia ishte pjesë integrale e rrugës tregtare të Perandorisë Romake, që lidhte qytetin antik të Dyrrahut (Durrësi i sotëm) me Kostandinopojën (Stambolli i sotëm).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ