Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI“Screening” në Bruksel:Standarde të reja për sektorin 

“Screening” në Bruksel:Standarde të reja për sektorin 

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro po merr pjesë në Bruksel me një ekip shumë të gjerë kolegësh në nisjen e procesit screening të një kapitulli nga më të rëndësishmit për negociatat.

Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, Kumbaro tha se, “kapitulli 27 është kapitulli për klimën dhe mjedisin, kapitulli që drejtohet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe jam shumë e nderuar që me një ekip përfaqësues të 15 institucioneve nga ministri të ndryshme, nga agjenci të varësisë por edhe agjenci të tjera kombëtare jemi sot për t’u përballur në një maratonë takimesh që do të zgjasin gjatë gjithë javës që ka nisur, për të kaluar një më një të gjitha detyrimet që ne kemi në raport me partnerin tonë të rëndësishëm, Bashkimin Europian”. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments