Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE Schroder refuzon të paguajë verën 6 000 euro

 Schroder refuzon të paguajë verën 6 000 euro

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroder ftoi një grup miqsh në Lakeside, Hamburg, në një nga restorantet më të mira në Gjermani me dy yje Michelin, shkruan faqja ilmessaggero.it. Schroder u vetofrua t’u paguante darkën mysafirëve të tij, por nëse dikush dëshironte diçka speciale jashtë menusë, do ta paguante vetë. Ndërsa darka mbaroi ndodhi e papritura. Ish-kancelari gjerman Schroder e gjeti veten me një faturë shtesë prej 6 117 eurosh, të cilën refuzoi ta paguante. Kjo situatë bëri që në restorantin ultraluksoz të kërkohej ndihma e policisë nga ana e restorantit. Midis të ftuarve të tij, megjithatë, kishte nga ata që nuk e kuptuan, pasi një sipërmarrës iranian, 41 vjeç, me sa duket porositi verëra me vlerë 6 117 euro. Schroder refuzoi të paguante, po ashtu edhe biznesmeni. Kur mbërriti policia, sipërmarësi iranian ishte larguar. Pronarët e restorantit do ta denoncojnë për mashtrim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments