Kancelari gjerman, Olaf Scholz nuk mendon që avionët luftarakë modernë mund t’i dorëzohen Ukrainës së shpejti, por tha se plani për të trajnuar pilotët për përdorimin e pajisjeve ushtarake tregon përkushtimin e Perëndimit ndaj Ukrainës. “Ajo që lidhet me trajnimin e pilotëve, në fund të fundit, është një projekt afatgjatë”, tha sot Scholz në samitin e G7 në Hiroshima, Japoni. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë vendosur ende se çfarë do të bëhet në fund të trajnimit”, tha Scholz. “Projekti, para së gjithash, është një mesazh për ata që sulmuan Ukrainën, Rusia nuk duhet të luajë bixhoz, se mbështetja për Ukrainën do të reduktohet sa më gjatë të vazhdojë lufta”, tha kancelari gjerman. “Mesazhi mbetet, Rusia duhet të tërheqë trupat e saj”, shtoi ai. SHBA-ja dha dritën jeshile për trajnimin e pilotëve të avionëve luftarakë gjatë samitit të shtatë fuqive kryesore demokratike (G7), në Hiroshima. Projekti është bashkësponsorizuar nga Britania e Madhe, Franca, Belgjika, Danimarka dhe Portugalia. Kur dhe sa avionë do të dorëzohen dhe cili vend do t’i sigurojë ato do të vendoset në një datë të mëvonshme. Avionët F-16 janë ndërtuar nga kontraktori amerikan i mbrojtjes, kompania e hapësirës ajrore “Lockheed Martin” dhe prodhuar në SHBA, Belgjikë, Danimarkë, Holandë dhe Norvegji. Deri më tani, Gjermania nuk ka treguar ndonjë vullnet të mirë për të marrë pjesë në trajnim. Scholz theksoi se Gjermania, aktualisht po bënte shumë për Ukrainën. Gjermania është mbështetësi i dytë më i madh i Ukrainës, pas SHBA-së, për sa i përket ndihmës financiare, humanitare dhe ushtarake.
Scholz:Koalicion i avionëve luftarakë për Ukrainën
RELATED ARTICLES