Kancelari në largim Olaf Scholz ka zgjedhur dy pjesë muzikore klasike së bashku me “Respect” të Aretha Franklin për ceremoninë e lamtumirës, ndërsa përgatitet t’ia dorëzojë detyrën qeverisë së ardhshme.
Në “Grand Tattoo” të hënën, Banda e Stafit të Bundeswehr do të luajë “In My Life” të Beatles gjatë ceremonisë së largimit nga detyra të Scholz, një zgjedhje e përshtatshme duke pasur parasysh se ai dikur ishte kryetar bashkie i Hamburgut, qyteti ku këngëtarët britanikë filluan karrierën e tyre.
Ata kanë planifikuar të luajnë për Scholz- një fragment nga “Brandenburg Concerto No 2” nga Johann Sebastian Bach , i cili jeton në kryeqytetin e Brandenburgut, Potsdam.
“Së fundmi, ai zgjodhi “Respect”, e cila ishte një nga fjalët kyçe të partisë së tij ndërsa bënte fushatë për zgjedhjet federale të vitit 2021″, sipas “Spiegel”.
Scholz dhe ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius kanë planifikuar të mbajnë fjalime para ngjarjes – e cila zhvillohet një ditë para se udhëheqësi i Kristiandemokratëve Friedrich Merz të zgjidhet zyrtarisht kancelar të martën.
Pas kësaj, Scholz do të jetë një anëtar i rregullt i Dhomës së Ulët të parlamentit, ose Bundestagut.
Ngjarja, është ceremonia më e lartë dhe më solemne e ushtrisë dhe nderon oficerët në fund të periudhës së tyre të shërbimit.
E njëjta ceremoni mbrëmjeje muzikore organizohet për t’u dhënë lamtumirën presidentëve gjermanë, ministrave të Mbrojtjes dhe gjeneralëve, një ngjarje që daton që nga shekulli XVI.
Ajo përbëhet nga një paradë, pjesë muzikore dhe himni kombëtar, përpara marshimit.
Paraardhësja e Scholz, Angela Merkel, zgjodhi këngën e Hildegard Knef “Für mich soll’s rote Rosen regnen” (Duhet të bjerë shi me trëndafila të kuq për mua) për ceremoninë e lamtumirës, në Grand Tattoo në dhjetor 2021.
Në atë kohë, banda e stafit luajti gjithashtu himnin “Großer Gott, wir loben Dich” (Zot i madh, të lavdërojmë) – dhe këngën “Du hast den Farbfilm vergessen” (E harrove filmin me ngjyra), një hit në ish-Gjermaninë Lindore nga këngëtarja Nina Hagen në vitin 1974