Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREScholz thirrje Izraelit t’i bindet ligjit ndërkombëtar

Scholz thirrje Izraelit t’i bindet ligjit ndërkombëtar

Kancelari gjerman, Olaf Scholz bëri një thirrje të drejtpërdrejtë për Izraelin që të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar, në funksion të ofensivës tokësore të planifikuar në Rafah, në Rripin jugor të Gazës. “Bindja ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rregullave nuk është vetëm diçka që ne e bëjmë sepse kemi nënshkruar disa marrëveshje. Është diçka që del nga perspektiva jonë e llojit njerëzor dhe si duam të jemi dhe si duam ta shohim veten”, tha sot Scholz në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Scholz përsëriti gjithashtu kërkesën e Gjermanisë që Izraeli të shkojë drejt një zgjidhjeje me dy shtete që do të përfshinte njohjen e një shteti të pavarur palestinez që ekziston në mënyrë paqësore përkrah Izraelit. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e ka kundërshtuar me vendosmëri këtë mundësi.

Lëvizja ekstremiste palestineze Hamas, e cila konsiderohet një organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli, gjithashtu nuk e ka mbështetur zgjidhjen me dy shtete. Scholz tha se është bërë e qartë se progresi drejt një zgjidhjeje me dy shtete është i nevojshëm për marrëdhënie të mira midis Izraelit dhe vendeve fqinje. Qindra mijëra palestinezë që u larguan nga sulmet izraelite, aktualisht janë strehuar në Rafah, një qytet përgjatë kufirit egjiptian në skajin jugor të brezit të ngushtë bregdetar. Planet e Izraelit për të zgjeruar operacionet e tij ushtarake kundër qytetit të mbipopulluar janë kritikuar ashpër nga ndërkombëtarët. Ofensiva disamujore e Izraelit kundër Rripit të Gazës filloi pasi Hamasi, i cili sundon territorin, nisi sulme të paprecedentë ndaj Izraelit më 7 tetor

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments