Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREScholz: Të ruajmë sigurinë dhe stabilitetin e Europës

Scholz: Të ruajmë sigurinë dhe stabilitetin e Europës

Gjatë një fjalimi sot në “Universitetin Charles” në Pragë, kancelari gjerman Olaf Scholz trajtoi sfidat me të cilat po përballet Evropa në kuadër të luftës ruse në Ukrainë. “Tani për tani, ne po pyesim veten edhe një herë se ku do të kalojë vija ndarëse midis kësaj Evrope të lirë dhe një autokracie neoimperialiste në të ardhmen”, tha Scholz. “Unë fola për një pellg ujëmbledhës [Zeitenwende] pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt… Sulmi brutal ndaj Ukrainës është si rrjedhojë edhe një sulm ndaj rendit të sigurisë së Evropës”, tha ai. “Kjo Evropë e bashkuar lindi si një projekt paqeje brenda Evropës… Sot, na takon neve të vazhdojmë të zhvillojmë këtë premtim paqeje, duke i mundësuar Bashkimit Evropian të ruajë sigurinë, pavarësinë dhe stabilitetin e tij edhe përballë sfidave të jashtme”, tha ai.https://ata.gov.al/2022/08/29/prage-scholz-te-ruajme-sigurine-dhe-stabilitetin-e-europes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments