Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se Berlini kërkon të sigurojë 2 miliardë euro (2.2 miliardë dollarë) për Fondin e Gjelbër të Klimës, nga i cili përfitojnë vendet në zhvillim, në konferencën e klimës COP28 të organizuar nga Ministria e Jashtme gjermane. Scholz theksoi nevojën për mbështetje financiare për neutralitetin e klimës, në Dialogun e Klimës dje në Petersberg. Kjo e bën Gjermaninë donatorin e parë të madh që kontribuon për klimën. Konferenca financuese do të mbahet në tetor në Bon. Paratë janë të destinuara për vendet në zhvillim, për t’u mundësuar atyre të investojnë në projekte për mbrojtjen e klimës, të përshtaten me ndryshimet klimatike dhe të ndërtojnë ekonomi më miqësore ndaj klimës. Scholz do të theksoj objektivin global të detyrueshëm për zgjerimin e energjisë së rinovueshme në konferencën e ardhshme të klimës. Përfaqësues nga rreth 40 vende do të marrin pjesë në konferencën që mbahet në Gjermani çdo vit që nga 2010, këtë herë për të përgatitur konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike COP28 që do të zhvillohet në Dubai, në nëntor. Megjithatë, aktivistët e klimës kritikuan Scholz, duke thënë se investimet në energjinë e rinovueshme janë të pamjaftueshme dhe se është gjithashtu e nevojshme heqja e të gjitha lëndëve djegëse fosile. atsh
Scholz premton 2 miliardë euro për fondin e klimës
RELATED ARTICLES