Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAScholz për Kosovë-Serbi: Rezultate pozitive

Scholz për Kosovë-Serbi: Rezultate pozitive

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka pohuar se ekziston propozimi franko-gjerman në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se pret që shumë shpejt Kosova dhe Serbia të bëjnë hapa konkret dhe të arrihet një marrëveshje. Kancelari gjerman ka folur në një konferencë për media pas përfundimit të punimeve të Samitit të Berlinit. “Është e saktë se konfliktet që janë të trashëguara në Ballkan duhet të zgjidhen dhe kjo është e mirë që tash kemi rastin dhe tash kemi arritur disa hapa dhe kemi debat për Kosovën, Serbinë, Maqedoninë dhe kemi bërë disa hapa të rëndësishëm në këtë proces, edhe sa i përket raportit të Shqipërisë me Maqedoninë. Sa i përket Kosovës dhe Serbisë atje duhet të gjendet një mirëkuptim, ne dhe qeveria franceze jemi duke u munduar ta bëjmë të arritshme, të realizueshme, dhe shpresojmë se shumë shpejt ta kemi një proces ku të dy qeveritë do të lëvizin përpara dhe do të arrihet një marrëveshje. Kjo kërkon një fuqi të madhe për arritjen por edhe një durim të madh për arritjen e një marrëveshje”, ka thënë kancelari gjerman. Gjithashtu, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka ftuar të dy palët që të ecin tutje meqë sipas saj kjo është një urë që po ndërtohet për zgjidhjen e problemeve. “Bëjmë thirrje për të dyja palët (Kosovën dhe Serbinë) që të ecin tutje sepse kjo është një urë që po ndërtohet për të zgjidhur një problem që mund të zgjidhet por që është në të mirë të një procesi të përshpejtuar të aderimit. Pra procesi i integrimit është i bazuar në meritë, pra nuk ka ndonjë gjë më të mirë apo më të keqe për ndonjë vend të caktuar, secili vend performon sa më shpejt që të bëhen reformat aq më shpejt shkon integrimi”, ka thënë ajo. Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se plani i ri franko-gjerman është një mundësi e mirë duke shtuar se Kosova dhe Serbia duhet ta marrin seriozisht një propozim të tillë. “Plani i ri gjermano-francez që i ofrohet Serbisë dhe Kosovës është një mundësi tejet e mirë jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën pro për gjithë rajonin dhe Evropën, me të vërtetë shpresoj që të dyja palët ta marrin seriozisht dhe të dyja palët ta kuptojnë që është koha që ta shohin si një kontribut të rëndësishëm në gjithë arkitekturën evropiane të sigurisë”, ka thënë Rama. Në këtë konferencë, kancelari gjerman ka thënë se integrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është i një rëndësie të veçantë. Ai ka deklaruar se është i rëndësishëm bashkëpunimi rajonal në mënyrë që konfliktet e trashëguara të tejkalohen. Kancelari ka thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë hapa konkret për integrimin në BE.http://ata.gov.al/2022/11/03/scholz-per-marreveshjen-kosove-serbi-shpresojme-te-kete-shpejt-rezultate-pozitive/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments