Kancelari gjerman, Olaf Scholz nuk sheh asnjë shans për një fund të negociuar të luftës në Ukrainë, derisa Rusia të pranojë të tërhiqet nga territoret e pushtuara. “Në momentin që ata bëjnë të ditur tërheqjen e trupave, rruga është e qartë për bisedimet me Ukrainën”, tha Scholz në një debat publik në Marburg. Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva propozoi që vende si Brazili dhe Kina mund të vepronin si ndërmjetës midis Ukrainës dhe Rusisë, pas pushtimit rus në shkurt të vitit të kaluar dhe konflikteve pasuese. Ukraina ka refuzuar negociatat derisa trupat ruse të tërhiqen plotësisht nga territori ukrainas, përfshirë Krimenë, të cilën Moska e aneksoi në 2014. Kremlini është distancuar gjithashtu nga ideja e bisedimeve të paqes, pas njoftimit të Gjermanisë dhe vendeve të tjera perëndimore për furnizimin e Ukrainës me tanke luftarake. ATSH