Dhoma Gjermane e Tregtisë në Kinë përshëndeti vizitën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Pekin duke deklaruar se “shkëmbimet politike janë shtylla kurrizore e funksionimit të marrëdhënieve ekonomike”. Duke folur në Pekin, anëtari i këshillit ekzekutiv Jens Hildebrandt tha se “është gjithmonë më mirë të flasim me njëri-tjetrin sesa me për të tjerët”. Vizita e parë e Scholz në Pekin si kancelar është gjithashtu e para nga një udhëheqës perëndimor që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, gati tre vjet më parë. Kancelari do të mbërrijë në Pekin të premten në mëngjes, me një grup përfaqësuesish biznesi. Politika strikte e Kinës ”zero Covod-19” do të thotë që delegacioni do të jetë në gjendje të lëvizë në një zonë të mbyllur hermetikisht, para se të largohet në mbrëmje. Vizita u la në hije në Gjermani nga një diskutim i nxehtë se si të trajtohet ekonomia e dytë më e madhe në botë në të ardhmen. Një nga mësimet e nxjerra nga konflikti i Ukrainës dhe varësia nga Rusia është se Gjermania nuk duhet të jetë e varur në mënyrë të ngjashme nga Kina.http://ata.gov.al/2022/11/02/fokus-scholz-ne-kine-per-forcimin-e-marredhenieve-tregtare/