Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREScholz kërkon zgjerimin: Një BE me 36 shtete anëtare

Scholz kërkon zgjerimin: Një BE me 36 shtete anëtare

“Evropa është e ardhmja jonë dhe e ardhmja jonë është në duart tona”, kështu u shpreh kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë fjalimit të tij në Universitetin Charles duke mbrojtur zgjerimin e mëtejshëm të BE për të përfshirë Ballkanin Perëndimor dhe përfundimisht Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë. “BE-ja duhet ta bëjë veten të përshtatshme për zgjerimin e ardhshëm nga 27 në 30 apo edhe 36 vende duke marrë më shumë vendime me shumicë votash, në vend që të kërkojë unanimitet për të gjitha çështjet që në të kaluarën i ka lejuar shtetet anëtare individuale të vënë veton ndaj vendimeve kryesore. Dallimet midis shteteve anëtare, për sa i përket interesave politike dhe ekonomike dhe sistemeve sociale, do të rriten dhe, ku aktualisht kërkohet unanimiteti, me çdo shtet anëtar do të rrisë gjithashtu rrezikun që një vend të përdorë veton e tij, duke i penguar të tjerët të ecin përpara”, tha Scholz. Kancelari gjermane u ndal edhe tek sulmi rus ndaj Ukrainës. Ai bëri thirrje për një bashkëpunim më të madh ushtarak midis vendeve anëtare. Kancelari gjerman gjithashtu propozoi krijimin e një sistemi të ri të mbrojtjes ajrore në Evropë. “Qëllimi i BE-së ishte të parandalonte përsëri luftën mes anëtarëve të saj. Por sot Bashkimi duhet ta zhvillojë më tej këtë premtim paqeje në mënyrë që të garantojë sigurinë, pavarësinë dhe stabilitetin e tij, edhe përballë sfidave të jashtme Çdo dobësi jonë do të jetë në mullirin e Putinit. NATO mbetet garantuesi i sigurisë sonë”, – tha Scholz ndërsa njoftoi se më 25 tetor në Gjermani do të mbahet një takim për rindërtimin e Ukrainës, në bashkëpunim me BE-në.https://lajme.rtsh.al/artikull/scholz-kerkon-zgjerimin-nje-be-me-36-shtete-anetare-me-shume-vendime-me-shumice-votash

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments