Kancelari gjerman Olaf Scholz u kërkoi anëtarëve të BE-së që të ofrojnë më shumë mbështetje për Ukrainën këtë vit në betejën e saj kundër pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë. “Dorëzimet e armëve të planifikuara pët Ukrainën deri më tani nga shumica e vendeve anëtare të BE-së kanë qënë shumë të vogla”, tha Scholz pas një takimi me kryeministrin e Luksemburgut Luc Frieden “U bëj thirrje aleatëve tanë në Bashkimin Evropian që të rrisin përpjekjet e tyre në emër të Ukrainës”, shtoi ai. Udhëheqësi gjerman tha se samiti i BE-së më 1 shkurt duhet të jenë në gjendje të japë një pasqyrë sa më të saktë të kontributit që partnerët evropianë synojnë të japin këtë vit për të mbështetur Ukrainën. “Evropa duhet të tregojë se është afër Ukrainës, në anën e lirisë, ligjit ndërkombëtar dhe vlerave evropiane”, tha Scholz.