Sasia e energjisë elektrike së prodhuar në vend gjatë vitit 2023 llogaritet 8.795 635 megavat-orë. Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) energjia e prodhuar nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit për gjithë vitin 2024 llogaritet 5.131.482 megavat-orë.
Të dhënat nga ERE tregojnë se në total, qytetarët, bizneset dhe institucionet konsumuan 7.875.861 megavat-orë energji. Ndërkohë, humbjet totale në rrjetin e shpërndarjes llogariten 18.9 %. Qeveria po nxit investimet në burimet e energjisë nga era e dielli dhe synimi është që Shqipëria të kthehet në vend eksportues neto në vitin 2030.