Saranda me plazhet e saj të shumta, sitet arkeologjike dhe monumentet kulturore edhe gjatë këtij sezoni turistik vijon të mbetet ndër qytetet më të frekuentuara nga turistët vendas e të huaj
Saranda është një nga qytetet më të vlerësuara turistike dhe e përfshirë shpesh herë nga mediat e huaja në shkrimet e tyre promovuese.
Me klimën e saj mesdhetare, ujërat e kristalta të detit Jon dhe pasurinë e vendeve historike, Saranda ofron një eksperiencë të paharrueshme për vizitorët.
Pak kilometra larg Sarandës, Ksamili me ujërat e tij bruz dhe ishujt piktoreskë ofron mjedis ideal për relaks dhe not.
Afër Ksamilit ndodhet Parku Kombëtar i Butrintit, trashëgimi e UNESCO-s.Po ashtu në Sarandë nuk duhen humbur Syri i Kaltër dhe Kalaja e Lëkurësit.