Saranda ndodhet në jug të Shqipërisë, buzë detit Jon dhe është lehtësisht e aksesueshme përmes rrugëve dhe transportit publik.
Gjurmët më të vjetra të zbuluara në zonën përreth qytetit, datojnë në periudhën antike, me prani të qytetërimeve të hershme dhe gjurmë të pasura historike.
Qyteti i bukur i Sarandës ka një klimë mesdhetare. Bregdeti i Sarandës, me ujërat e tij të kristalta dhe plazhet e mrekullueshme, tërheq turistë nga e gjithë bota. Vlerat e pasura të trashëgimisë kulturore, arkeologjike dhe natyrore të qytetit së bashku me pamjet piktoreske të detit Jon, përbëjnë një bazë të fuqishme për zhvillimin e turizmit.