Mullally tani është kryepeshkopja e emëruar e Canterburyt, përpara një ceremonie ligjore që pritet në muajt në vijim për të konfirmuar pozicionin e saj si peshkopi më i lartë i kishës.

Në fjalët e saj të para që nga konfirmimi i emërimit të saj, Mullally tha se ”ndërsa roli është një përgjegjësi e madhe, ajo ndjen një ndjenjë paqeje dhe besimi tek Zoti”.

Ajo është kryepeshkopja e 106-të e Canterburyt, me rolin që ka qenë vakant për gati një vit, pasi Justin Welby njoftoi se do të jepte dorëheqjen nga detyra për shkak të dështimeve në trajtimin e një skandali abuzimi.

Pas marrëveshjes për një kandidat të rekomanduar, në përputhje me traditën, procesi përfshinte dhënien e një emri kryeministrit Keir Starmer, i cili më pas ia kaloi monarkut.

Ndërsa, teknikisht, mbreti Charles III është kreu i Kishës së Anglisë, personi që mban rolin e Kryepeshkopit të Canterburyt është peshkopi më i lartë dhe është udhëheqësi shpirtëror i Kishës dhe i Komunitetit Anglikan në mbarë botën