Saturday, October 19, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Sanremo Giovani” më 22 shtator në Tiranë

“Sanremo Giovani” më 22 shtator në Tiranë

Sanremo Giovani, një projekt muzikor i cili udhëton në mbarë botën, datën e parë të turit për vitin 2023, ka zgjedhur Tiranën. Koncerti do të mbahet nga këngëtarë të rinj italianë që do të udhëhiqen nga kompozitori dhe dirigjenti i Festivalit të Sanremos, Maurizio Filardo. Por në këtë mbrëmje nuk do të mungojnë as yjet e muzikës shqiptare si Marsela Çibukaj, MC Kresha dhe Lyrical Son. Koncerti i datës 22 shtator, në sheshin Italia, pritet të jetë një ngjarje e mrekullueshme muzikore, e organizuar nga Instituti Italian i Kulturës, Ambasada Italiane në Tiranë si dhe Bashkia Tiranë. Hyrja do të jetë e lirë për të gjithë adhuruesit e muzikës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments