Gjiganti i elektronikës ”Samsung” shiti rreth 10 milionë telefona inteligjentë të palosshëm në mbarë botën në vitin 2021, një shifër që përfaqëson një rritje prej 300 për qind krahasuar me vitin 2020. “Shumë shpejt u bë e qartë se dizajni inovativ dhe i gjithanshëm ishte krejtësisht i përshtatshëm për stilet moderne të jetesës. Si rezultat, ajo që dikur ishte një risi tani është zgjedhja e preferuar e miliona njerëzve”, sipas analistit të industrisë Ross Young. Sido që të jetë numri, ai është ende një pjesë e vogël e sektorit të përgjithshëm të telefonave inteligjentë, ku ”Samsung” ka shitur 272 milionë njësi në vitin 2021. “Më 10 gusht do të shihni se çfarë ndikimi do të ketë inovacioni ynë, i cili nuk ka të bëjë vetëm me atë që teknologjia mund të bëjë. Edhe një herë, ne jemi frymëzuar nga burimi më i rëndësishëm, përdoruesit e Galaxy, për të shtyrë kufijtë e asaj që është e mundur”, shtoi kompania/http://ata.gov.al/2022/07/26/samsung-rrit-ne-10-milione-shitjen-e-numrit-te-telefonave-te-palosshem/
”Samsung” rrit në 10 milionë shitjen e numrit të telefonave të palosshëm
RELATED ARTICLES