“Për rreth 75 vite, kjo aleancë e madhe ka mbrojtur kombet tona dhe vazhdon ta bëjë këtë edhe sot. Por, lufta është kthyer në Evropë. NATO po testohet, të gjitha demokracitë po testohen. Vladimir Putin donte ta dobësonte NATO-n. A do të përgjigjeshim? Apo do të shikonim nga ana tjetër? Një vit më vonë, ne e dimë përgjigjen. Ne u përgjigjëm, do të ishim të fortë, do të ishim të bashkuar, bota nuk do të shikonte nga ana tjetër. Ne vendosëm 40 000 trupa nën komandën e NATO-s me prani të konsiderueshme të forcave ajrore dhe detare. Dhe dyfishuam numrin e grupeve luftarake të NATO-s nga katër në tetë. Ne nuk kemi parë një unitet dhe solidaritet të tillë prej shumë vitesh. Sekreti i lumturisë është liria dhe sekreti i lirisë është guximi. Estonia kishte guximin të luftonte për lirinë tonë. E njëjta këshillë për miqtë tanë ukrainas. Lufta e tyre për liri sot është një kujtesë se liria nuk jepet si e mirëqenë dhe ajo ka nevojë për përkujdesje të vazhdueshme. Miqtë, aleatët e saj si partnerë evropianë janë vetëm në një anë, atë të paqes. NATO është një komunitet i bashkuar rreth vlerave tona: liria, demokracia, shteti i së drejtës. Ne qëndrojmë së bashku, mbrojmë njëri-tjetrin. Të gjithë për një dhe një për të gjithë. Për lirinë tonë dhe tuajën”, thuhet në videomesazhin e Aleancës. atsh