Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISamit Itali-Shqipëri-MV-Bullgari për Korridorin VIII

Samit Itali-Shqipëri-MV-Bullgari për Korridorin VIII

Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria zhvilluan sot në Brindizi një samit me temë qendrore Korridorin VIII. Samiti, i zhvilluar në kështjellën ”Federiciano”, u kryesua nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani. Në të ishin të pranishëm edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ministri i Jashtëm maqedonas Bujar Osmani dhe ajo bullgare, Maria Gabriel. Samiti ka si objektiv kryesor rivitalizimin e Korridorit VIII, një infrastrukturë multimodale e përfshirë në rrjetin strategjik evropian të transportit (TEN-T), që do të lidhë detin Adriatik me Detin e Zi. Axhenda përfshinte gjithashtu një diskutim të fokusuar në konfliktin në Ukrainë, Ballkanin Perëndimor dhe çështjet e migracionit si dhe një diskutim mbi nevojën për përfshirje më të madhe të komuniteteve lokale dhe brezave të rinj, çështje thelbësore për rritjen e besimit të shoqërisë civile ballkanike në perspektivat e integrimit në Bashkimin Evropian të vendeve të rajonit. Pas seancës plenare për integrimin dhe bashkëpunimin në formatin 1+4, u mbajt edhe një konferencë e përbashkët për shtyp e ministrave. “Me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut ne duam të promovojmë bashkëpunim dhe integrim më intensiv përmes Korridorit VIII. Ky takim do të shërbejë gjithashtu për të nisur një platformë për dialog dhe bashkëpunim politik, i cili, duke asociuar dy shtete anëtare të BE-së dhe dy vende kandidate, përbën një shembull për bashkëpunimin rajonal në Ballkan”, deklaroi Tajani. ”Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për Italinë, në të cilin qeveria ka investuar, duke u bërë një lojtare lidere”, theksoi ai. Në kuadër të samitit, pas një vizite të shkurtër në bordin e anijes ”San Giorgio” të Marinës Italiane, Tajani dhe ministrat e tjerë të Jashtëm do të udhëtojnë në Qendrën e Shërbimeve Logjistike Globale të Kombeve të Bashkuara dhe Qendrën e Mbështetjes Humanitare. Baza e OKB-së në Brindizi përfaqëson një qendër ekselence, në të cilën Italia synon të vazhdojë të investojë, edhe në sajë të aktiviteteve të nxitura që krijon për ekonominë vendase. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments