Gjatë një vizite në Spitalin Rajonal në Korçë, Sala tha se “jam shumë e gëzuar që një pjesë e investimeve do të shkojnë për spitalin e ri që do të bëhet”.
Shëndetësia dhe mbrojtja Sociale merr peshën kryesore në projektbuxhetin e vitit 2026 me 820 milionë euro, me një rritje prej 20 milionë euro nga viti i kaluar.Fondet për buxhetin e vitit 2026, mbulojnë të gjithë zinxhirin e shërbimit, nga kujdesi parësor te ai spitalor, me një bosht politikash që synon rritjen e kosto-efektivitetit të listës së barnave dhe pajisjeve të rimbursueshme, në mënyrë që çdo lek të kthehet në rezultat shëndetësor për pacientin.





