“Saint Sebastian Tended By Two Angels” 7,6 milionë dollarë

0
6

Një pikturë e mjeshtrit flamand, Peter Paul Rubens, e humbur prej shekujsh, pritet të shitet deri në 6,0 milionë paund (7.65 milionë dollarë) në ankand. “Saint Sebastian Tended By Two Angels” u regjistrua për herë të fundit në koleksionin e Genovese në 1730. Kur vepra u rishfaq 15 vjet më parë, fillimisht iu atribua piktorit francez, Laurent de la Hyre, megjithëse më vonë u identifikua si një kompozim i Peter Paul Rubens. Piktura “Saint Sebastian Tended By Two Angels” do të shfaqet në Londër nga 30 qershori deri më 5 korrik. Vlera e saj është midis 4 dhe 6 milionë paund. Që nga rizbulimi dhe identifikimi i saj, provat e reja të zbuluara nga analiza teknike me rreze X, kanë zbuluar sekretet e fshehura që ndodhen nën sipërfaqen e pikturës. Analiza tregon se vepra është versioni kryesor i kompozimit, i cili ishte i njohur më parë për adhuruesit e Rubens përmes një versioni tjetër, të mbajtur për shekuj në koleksionin e një familjeje të dytë të madhe italiane, Corsinis, dhe tani e varur në Gallerinë Corsini, në Romë. Piktura përshkruan gjendjen e vështirë të Sebastianit, një oficer në ushtrinë romake, i konvertuar në krishterim, i cili ishte viktimë e persekutimit fetar. I lidhur në një pemë, Sebastiani u shpua nga shigjetat e ushtarëve, të cilët e lanë të vdiste, përpara se të ndodhte një ndërhyrje e mrekullueshme nga engjëjt. Besohet që piktura të jetë porositur nga Ambrogio Spinola, një fisnik italian dhe komandant i madh ushtarak, me të cilin Rubens gëzonte interesa të përbashkëta diplomatike, politike dhe artistike. Me kalimin e pikturës nga emri i familjes Spinola, piktura u bë e pagjurmueshme deri në rishfaqjen e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 230 vjet më vonë, në 1963. Më vonë ajo u ble nga pronari aktual në një ankand të vitit 2008, gjatë të cilit u prezantua si një pikturë nga Laurent de la Hyre. “Kjo pikturë e ruajtur mirë, me përvojën italiane të Rubens, dëshmon se edhe emrat e artistëve të mëdhenj mund të humbasin në histori”, bashkëdrejtuesi i “Old Master Paintings Worldwide në Sotheby’s”, George Gordon. “Fatmirësisht, detajet magjepsëse të zbuluara nga analizat shkencore, të kombinuara me kërkime të përpikta nga studiues të njohur, konfirmon riattribuimin e kësaj vepre tek një prej piktorëve më të mëdhenj të kohës së tij, dhe na tregon se ka ende shumë për të zbuluar, madje edhe për veprat më të njohura të artistit”, shtoi ai. atsh