Sa të sigurta janë bateritë e makinave elektrike?, shkruan focus.it. Tani konsumatorët po kërkojnë shpjegime më të hollësishme për sigurinë e makinave me emetime zero. Por, a janë makinat me energji elektrike gjithashtu të shëndetshme për shoferin e tyre dhe çdo pasagjer? Të shohësh një ”Chevy Volt” elektrike të digjet në flakë, tre javë pas një testi për të vlerësuar sigurinë e tij në një aksident, është diçka kthjelluese. Administrata Kombëtare Amerikanee Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA) shpjegon se nuk ka asnjë bazë për të besuar se automjetet e fuqizuara nga bateritë litium-jon do të marrin flakë më lehtë se një makinë tradicionale. Të gjitha automjetet, benzinë, naftë, LPG dhe elektrike kanë një përqindje të caktuar të rrezikut të zjarrit në rast të një goditjeje të fortë. Në rastin konkret të ”Chevy Volt”, përplasja dëmtoi baterinë duke i bërë qelizat e polimerit të litiumit të vijnë në kontakt me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një qark të shkurtër që xheli shumë i djegshëm ushqehej menjëherë. NHTSA, për të mos krijuar alarm dhe konfuzion, ka parashikuar një sërë masash paraprake që duhen marrë në rast aksidenti me automjete elektrike. E vetmja masë paraprake për pronarët është parkimi i makinës së dëmtuar larg automjeteve të tjera dhe në një vend të hapur për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve në rast zjarri.
Sa të sigurta janë bateritë e makinave elektrike?
RELATED ARTICLES