Shumë veta e prisnin këtë lajm.
”Ryanair” ka vendosur të rrisë dimensionet e bagazhit të dorës të përfshirë në çmimin e biletës, shkruan tg24.it.
Nga dimensioned e mëparshme prej 40 x 25 x 20 cm, së shpejti do të shkohet në 40 x 30 x 20 cm, duke fituar kështu 5,0 centimetra në gjerësi.
Sa i përket vëllimit, pra kapacitetit të bagazhit, litrat shkojnë nga 20 në 24, por pesha do të duhet të jetë ende brenda 10 kilogramëve, në mënyrë që të mund të vendoset – siç është tani – nën ulësen e pasagjerit.