Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte i dha meritën ish-presidentit amerikan, Donald Trump për bindjen e aleatëve për të rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes.
”Falë Trumpit, aleatët rritën shpenzimet e mbrojtjes që nga viti 2018”, tha Rutte, duke iu referuar një samiti të tensionuar të liderëve të NATO-s, kur presidenti i atëhershëm i SHBA-së i nxiti anëtarët për të rritur shpenzimet.
Sekretari i përgjithshëm tha gjithashtu se kandidati republikan presidencial i SHBA-së kishte të drejtë kur paralajmëroi aleatët për sfidat e paraqitura nga Kina.
“Kjo është marrë parasysh, mendoj, nga shumë prej nesh”, tha ai.
Shefi i ri i NATO-s shtoi se Trump, si dhe kandidatja demokrate presidenciale e SHBA-së, Kamala Harris, e kanë kuptuar se Rusia nuk duhet të fitojë në Ukrainë pasi kjo do të rrezikonte sigurinë e aleancës