Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARERusisë po i mbarojnë rezervat e municioneve

Rusisë po i mbarojnë rezervat e municioneve

Moskës po i mbarojnë rezervat e municioneve dhe procesi i vendimmarrjes së presidentit rus, Vladimir Putin duket se ka rezultuar pjesërisht i papërfunduar, deklaroi sot Jeremy Fleming, kreu i një prej shërbimeve sekrete britanike, (GCHQ), analoge me shërbimet amerikane (NSA), që merret me spiunazhin kibernetik dhe kundërspiunazhin. Fleming do të mbajë sot një fjalim në Konferencën Vjetore të Sigurisë të Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara. Sipas BBC, Fleming beson se kostot e luftës në Ukrainë për Rusinë, si në aspektin e popullsisë ashtu edhe të pajisjeve janë shqetësuese, duke qenë se sulmet e ditëve të para të luftës ishin përballuar mirë nga Kievi, i cili po e kthente valën kundër forcave, tashmë të rraskapitura ruse. “Ne, madje edhe komandantët rusë në terren, e dinë se furnizimet dhe municionet e tyre po mbarojnë”, sipas BBC. Duke iu referuar më pas Putinit, shefi i shërbimeve sekrete, Fleming theksoi se procesi i vendimmarrjes i Putinit ka rezultuar i pjesërisht i papërfunduar. ”Kjo është një strategji me një rrezik të lartë, që po çon në gabime strategjike të vlerësimit”, tha ai. Gjithashtu, ai tha se populli rus ka filluar të kuptojë problemet e shkaktuara nga lufta e Putinit. “Ata po shohin se sa gabim e ka vlerësuar Putini situatën”, theksoi ai. “Ata e dinë se aksesi i tyre në teknologjitë moderne dhe ndikimet e jashtme do të kufizohen në mënyrë drastike”, shtoi Fleming.http://ata.gov.al/2022/10/11/londer-bm-moskes-po-i-mbarojne-rezervat-e-municioneve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments